Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rikthejnë vëmendjen tek Ballkani, gjegjësisht tek marrëdhëniet shqiptaro-serbe.
Në një takim me qytetarë në Podujevë, Haradinaj deklaroi se situata në Ballkanin Perëndimor nuk është stabile.
“Amerikanët t’i kthehen marrëdhënieve shqiptaro-serbe, dhe ti normalizojnë këto marrëdhënie. Serbia po blen rakete, po e forcon ushtrinë e saj, e ne nuk po mundemi ta thëmëlojmë ushtrinë tonë”, ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.
Sipas Haradinajt, Uashingtoni zyrtar duhet t’i përcaktojë njëherë e mirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës deh Serbisë.
“Duam t’i alarmojmë të gjithë, që mos të na lënë në një situatë të paduruar si kjo që është sot. Uashingtoni në këtë rast është mirë që me i mbyllë punët ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë