Për të gjithë ata që nuk kishin mundësi për udhëtime të gjata, Durrësi ishte një tjetër destinacion i preferuar për të kaluar këto ditë të para të vitit të ri.
Të favorizuar edhe nga moti i mirë, qytetarë të shumtë kishin zgjedhur këtë fundjavë bregdetin për të festuar dhe pushuar.
Temperaturat e larta, jo normale për këto dite të para të janarit, janë shfrytëzuar nga ata që e pëlqejnë detin jo vetëm në verë, që të shijojnë rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.
Jo vetëm pedonalet buzë detit por dhe baret e restorantet kane qenë të tejmbushuara në dy ditët e para të këtij viti.
Durrësi është zgjedhur si vendi i duhur për të kaluar këto ditë festash jo vetëm nga banorët e Tiranës dhe banorët e zonave përreth saj, por dhe nga shumë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut./tvklan
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...