Kryetari i partisë së Qendrës Serbe (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se përleshjet e armatosura me pasoja tragjike në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit të Serbisë është thyer.
Ponosh tha për agjencinë Beta se “regjimi” në Beograd është befasuar nga zhvillimi i situatës në veri të Kosovës.
“Një gjë është se a kanë ditur për ekzistimin e formacionit të armatosur serb dhe a e kanë ditur se kush ishte në krye të atij formacioni dhe cilat ishin qëllimet e tyre. Autoritetet në Beograd ishin të befasuar nga veprimi i Policisë së Kosovës dhe kjo tregon se sa keq është shkatërruar Sigurimi i Serbisë”, tha Ponosh.
Ai shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, përmendi, siç u shpreh ai, përgjimin e ndihmësve të Kurtit si informacionin më të rëndësishëm të marrë nga agjencitë e inteligjencës serbe. “Është skandaloze”, theksoi Ponosh.
Sipas tij, lidershipi shtetëror ka mbetur i befasuar nga ngjarjet në Banjskë, gjë që vërteton, siç tha ai, se Beogradi nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Kosovë.
“Nëse regjimi në Beograd nuk është i përditësuar me organizatën e armatosur të serbëve në veri, të cilët kanë shumë arsye të ndihen të kërcënuar dhe të lënë pas dore, atëherë ky është një problem. Një problem tjetër është nëse regjimi ka informacione për organizatën e armatosur të serbëve dhe nuk i kontrollon. Viktimat më të mëdha të atyre problemeve në kontrollimin e situatës janë serbët në Kosovë dhe ata të rinj që dikush i ka joshur të bëhen banditë e që dukshëm janë të patrajnuar dhe dje u flijuan dhe u vranë si pëllumba”, theksoi Ponosh.
Ai shtoi se çështja është se për çfarë shërbejnë shërbimet serbe të sigurisë.
“Ne duhet të pyesim veten se për çfarë shërbejnë shërbimet e Sigurimit të Serbisë. Nëse ata e dinin për vetorganizimin e armatosur të serbëve në Kosovë dhe lejuan të vriten të rinjtë në këtë mënyrë, atëherë ne jemi në një problem vërtet të madh,” ai tha.
Ponosh foli për veprimet e Vuçiqit në Beograd, i cili rrit pritshmëritë e serbëve të Kosovës e që, pastaj i lë në baltë.
“Beogradi herë pas here bën bujë me ushtrinë afër vijës administrative dhe ngre pritshmëritë e serbëve në Kosovë. Vuçiq mban fjalime të forta patriotike plot me ngarkesë nacionaliste, por, në fakt, ai i la vetëm në Kosovë”, tha mes tjerash Ponosh për agjencinë Beta./rtk
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...