Kuvendi i Kosovës javën e kaluar dështoi t’i zgjedhë tre gjyqtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese gjatë javës së kaluar
Asnjëri prej gjashtë kandidatëve shqiptarë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për të ardhur në pozitën e gjyqtarit të Kushtetueses.
Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se ky dështim erdhi si pasojë e pazareve mes partive të koalicionit qeverisës.
Sipas tyre, në mesin e kandidatëve për gjyqtarë ka pasur kandidatë që e kanë merituar të vijnë në krye të Gjykatës Kushtetuese, porse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan më tutje “Zëri”.Një praktikë e tillë, siç thonë ata, dëshmon qartazi se edhe gjyqtarët e rinj do të jetë persona të dirigjuar nga politika.
Megjithëkëtë, përfaqësuesit e partive në pushtet kanë mohuar të ketë pazare politike në të tilla raste.
Sipas tyre, dështimi i zgjedhjes së gjyqtarëve ka ardhur si pasojë e shpërndarjes së votës së deputetëve, pasi që, siç ata janë shprehur, sistemi i votimit të lirë mundëson që askush të mos i marrë votat e mjaftueshme.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag