Liderja e konservatorëve në Skoci, Ruth Davidson, ka zbuluar se si horrori që kishte parë në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte gazetare në këtë pjesë të Europës e kanë afektuar atë shumë dhe kjo ishte shtysa e saj e parë që t’i futej politikës, shkruan The Times.
Davidson kishte udhëtuar për në Jugosllavi në vitin 1999 si gazetare e re që raportonte për një radio BBC dhe ka thënë se ato që pa atëherë në luftë do të mbesin me të gjithmonë.
Ajo i shpalosi kujtimet e saj gjatë një ligjërate në Festivalin e Televizionit Ndërkombëtar në Edinburg ku u tregoi të pranishmëve për ato që kishte parë në luftë kur ende ishte vetëm 21 vjeçare.
“Kur isha gazetare shumë e re në Kosovë pash se si ishte të ballafaqoheshe me realitetin e luftës në moshën 21 vjeçe”.
“Ishte hera e parë që pashë se çfarë rezultatesh të këqija mund të prodhojë politika”, pohoi, pos tjerash, Davidson.
Davidson është 38 vjeçare. Ajo është lidere e partisë së dytë më të madhe në vend dhe një nga anëtarët e parlamentit të Skocisë. Davidson udhëheq Konservatorët Skocezë që nga viti 2011.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike