Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dënoi deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që krahasoi situatën në Karabak me atë në Ballkan duke e cilësuar si të ngrirë konfliktin me Kosovën, një paralajmërim i qartë për luftë.
“Vuçiç kërkon të përsërisë skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan, bashkë me Rusinë. Këto deklarata nuk janë të rastësishme dhe duhet të na zgjojë dhe të na bëjë koshient, se sfidat tona nuk janë të lehta dhe partneriteti me SHBA, BE dhe NATO duhet të ngrihet në një nivel tjetër” tha ai.
Gjatë takimit me strukturat në njësinë nr. 5 në Tiranë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, Mediu sulmoi qeverinë dhe Edi Ramën për menaxhimin e pandemisë.
“Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar. Papunësia, varfëria dhe pasiguria është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë. Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...