Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmanit dhe zyrtarëve tjerë të Kosovës që të garantojnë paqen dhe sigurinë për serbët në veri.
Përmes një postimi në Twitter, Bogdanoviq ka shkruar që të mbrohen serbët e veriut.
“I kërkoj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani si dhe të gjithë zyrtarëve të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë për serbët në veri të Kosovës. Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë! Me ndihmo”, shkroi Bogdanoviq./Arbresh.info
I kërkoj @albinkurti dhe @VjosaOsmaniPRKS,
si dhe të gjithë zyrtarëve 🇽🇰 të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë për serbët në veri 🇽🇰
Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë!
Me ndihmo!— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 4, 2023
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...