Google ADS

Politikani serb i Kosovës, Arsenijeviq arrestohet për veprën penale – ngacmim

17:50 | 9 Tetor 2024
Q L

Politikani serb i partisë Demokracia serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale – ngacmim.

Kështu konfirmoi për arbresh.info, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri , Veton Elshani, i cili tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylën, duke i fishkëllyer.

“Policia konfirmon se në bazë të kërkesës nga prokurori, është intervistu Aleksandar Arsenijeviq dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”- tha Elshani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme