Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka reaguar për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.
Bogdanoviq përmes një postimi në platformën e tij X, thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe!
Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë!
Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të 🇷🇸 nga kriminelët e Millosheviqit dhe @avucic dhe do të kërkoj falje! https://t.co/bAw8u1Pq3D— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 20, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...