Politikani serb, Nenad Çanak, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, ka shtruar një pyetje për krerët shtetërore të Serbisë.
Çanak ka pyetur se a do t’ia dorëzojnë tani Milan Radoiçiqin shtetit të Kosovës pas pranimit të tij se ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e këtij sulmi, ka vdekur një polic i Kosovës si dhe kanë mbetur një i plagosur dhe dy të lënduar.
“Unë kam një pyetje: A do t’ua dorëzojë tani shteti i Serbisë Milan Radoiçiqin autoriteteve të Kosovës për hetim dhe gjykim për vrasjen e një polici (dhe krime të tjera, për të mos thënë) apo do të jemi tani pengje të M.R. siç ishim pengje të atyre Karaxhiqit dhe Mlladiqit të mjerë për vite me radhë?” – ka shkruar politikani serb, shkruan Arbresh.info.
Imam pitanje: Da li će sada država Srbija izručiti vlastima Kosova Milana Radoičića radi istrage i suđenja u vezi ubistva policajca (i ostalih nedela, da ne nabrajam). Ili ćemo sada biti taoci M.R. kao što smo godinama bili sankcionisani taoci onih bednika Karadžića i Mladića?
— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪 (@XXLTulip) September 29, 2023
Sot gjatë ditës, avokati i Milan Radoiçiqit, ka lexuar një letër në emër të tij, ku edhe e pranonte se i kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike për sulmin terrorist. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...