Politikani serb dhe ish kryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka vizituar varrezat në Mejë të Gjakovës.
“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”, ka shkruar ai, në Twitter.
Sve majke na svetu plaču za svojom decom na istom jeziku. pic.twitter.com/uzxHGuqNks
— Nenad Čanak (@XXLTulip) July 2, 2021
Lajmin për vizitën e Çanakut në varrezat e civilëve shqiptarë të ekzekutuar në Meje dhe Korenicë, e ka bërë publik edhe Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, kryetar i së cilës është Çanak.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se në fshatrat Meje dhe Korenicë, më 27 dhe 28 prill 1999 janë ekzekutuar së paku 377 civilë, në mesin e tyre edhe një vajzë shtatëvjeçare.
“Çanak vendosu lule mbi varrin e saj [vajzës shtatëvjeçare]”, thuhet në njoftim.
Çanak, që ka qenë edhe deputet në parlamentin shtetëror në Beograd, është njëri nga politikanët e rrallë në Serbi që viziton një vend me viktima shqiptare të luftës, të vrarë nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, në vitet 1998 dhe 1999.
Čanak položio cveće na groblju Meje pic.twitter.com/v7iKXX4Eis
— LSV (@VOJVODINA_LSV) June 30, 2021
Masakra e Mejës është më masivja, më tragjikja dhe më e dhimbshmja në Kosovë. Më tepër se 370 burra e djem janë vrarë në këtë fshat të Gjakovës, më 27 prill 1999.
Postimi i Çanak ka nxitur reagime jo të pakta te serbët. Disa e kanë mbështetur, e ndonjë tjetër e ka kritikuar.
Çanak, që njihet si njëri nga politikanët e parë serbë që ka kundërshtuar regjimin dhe politikat e Slobodan Milosheviqit, të paktën sipas disa fotografive dhe cicërima në Twitter, ka qëndruar në Kosovë, ditëve të fundit. /Telegrafi/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...