“Politikani pro-perëndimor i cili ishte në ballë të politikës paqësore, fitoi zgjedhjet presidenciale”

23:32 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar Milo Gjukanoviq për fitoren e arritur në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi,

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se votimi i qyterarëve ka siguruar zgjedhjen më të mire.

“Politikani pro-perëndimor i cili ishte në ballë të politikës paqësore, fitoi zgjedhjet presidenciale. Votimi i qyterarëve ka siguruar zgjedhjen më të mirë. Ne dëshirojmë që fqinjët tanë të kenë sukses të madh dhe shpresojmë në marrëdhënie edhe më të mira mes dy vendeve dhe përmismin e mëtejshëm të situatës së shqiptarëve në Mal të Zi. Urime Presidentit! “, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme