Gjatë fushatave elektorale, politikanët janë vizitorë të shpeshtë tek bizneset kosovare.
Premtimet që u bëhen bizneseve nga përfaqësuesit e partive politike janë nga më të ndryshmet, si eliminimi i taksave doganore, subvencione për zgjerimin e bizneseve etj. Por jo të gjitha këto premtime u realizohen, shkruan arbresh.info.
Kështu thonë përfaqësues të bizneseve vendore.
Doruntina Gashi, nga Oda e Afarizmit të Kosovës, në një prononcim për arbresh.info tha se në këtë kohë fushate bizneset manipulohen vazhdimisht nga partitë politike, të cilat për qëllim kanë vetëm marrjen e votave.
“Fatkeqësisht edhe tash si gjithmonë po ndodhë e njëjta gjë, vizitë bizneseve me qëllim marrjen e votave, vota është interesi I tyre dhe asgjë më shumë. Partitë politike nuk janë të njohura me problemet e bizneseve dhe as që kanë dashur të dinë më herët për to, njëjtë edhe opozita. Vizita tek bizneset është veç manipulim dhe asgjë më shumë”, tha Gashi.
E shpesh herë bizneset në këtë aspekt shfaqin pakënaqësi.
Gashi thotë se si Odë e Afarizmit, janë vazhdimisht në kontakt me këto biznese të cilat shpalosin problemet e tyre, por që nuk merren asnjëherë parasysh nga qeveritarët.
“Ne vazhdimisht jemi në kontakt me bizneset që i kemi te ODA, konsultohemi shpesh me ta dhe tregojnë që kanë probleme nga më të ndryshme, ne kemi avokuar gjithmonë për probleme të cilat përballen ato, por, qeveritarët nuk i kanë marrë parasysh asnjëherë, kështu që nëse nuk hiqen barrierat prej tyre ato vetëm vazhdojnë të dëmtohen dhe nuk ka prosperitet tek to”, deklaroi Gashi.
Ajo pohon se kanë bërë apel që mos të përdoren bizneset për fushatë zgjedhore.
“Ne kemi dalë edhe më herët me komunikatë dhe me deklarata që mos t’i përdorin bizneset në kohë fushate partitë politike”, shprehet Gashi.
Ndërsa njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Lulzim Beqiri, përmend disa nga problemet me të cilat përballen bizneset kosovare, për të cilat thotë se partitë politike nuk interesohen jashtë fushatës.
Sipas tij, biznesi kosovarë nuk është aspak në fokusin e politikës.
“Është bërë traditë që sa herë ka fushata zgjedhore partitë politike vizitojnë bizneset kosovare, duke ju premtuar mrekulli për aktivitetin e tyre, kjo tregon se këta politikanë nuk e kanë aspak fokus biznesin kosovar, po të kishin fokus te tyre ishin interesuar edhe me herët për kushtet që biznesi kosovar ndodhet e sidomos biznesi i vogël dhe i mesëm, barrierat kryesore janë qasja ne financa, kamatat e larta enorme mungesa e energjisë elektrik etj, pra asnjë politikanë nuk ka ofruar një plan konkret për mbështetje të bizneseve”, tha Beqiri.
E sipas tij, vizitat dhe premtimet e shumta që u bëhen këtyre bizneseve vetëm se po i dëmtojnë ato dhe asgjë më shumë.
“Vizitat e tyre më shumë duhet të shihen si fushat elektorale se sa mbështetje, pra, vetëm sa po i demoralizojnë pronaret me premtime enorme, e ne anën tjetër biznesi kosovar ende ballafaqohet me mungesë te energjisë elektrike pastaj politika fiskale jo te favorshme”, deklaroi Beqiri për arbresh.info.
Zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të nisë me 25 shtator deri më 4 tetor./E.Haxhiu/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/745689222548499/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...