Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë duke u zhvilluar në hollin e Kuvendit të Kosovës edhe për pak minuta.
Një numër i madh i qytetarëve dhe personaliteteve të rëndësishme në Kosovë kanë kaluar pranë arkivolit të ish-kryeministrit të ndjerë, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, një numër i madh i politikanëve dhe njerëzve me funksione të rëndësishme janë nënshkruar në librin e kujtimeve për këtë rast.
Në mesin e atyre që kanë shkruar deri më tani në këtë libër janë: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Shpend Ahmeti, Ismajl Kurteshi, Kadri Veseli, Lutfi Haziri, Melihate Tërmkolli, ish-kryeministri, Bajram Kosumi, ish-ministri, Bujar Dugolli, Sabri Hamiti, Ilir Deda e Fatmir Sjediu.
Varrimi i Bajram Rexhepit do të bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës./arbresh.info.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave