Mosliberalizimi i vizave, pamundësia e krijimit të ushtrisë edhe për një vit, rreziku që të mos pranohemi në INTERPOL e stagnimi edhe më i madh ekonomik janë të gjitha pasojë e zvarritjes së krijimit të institucioneve.
Madje me këtë qasje politike, duke u barrikaduar brenda pozicioneve të tyre për interesa vetjake e duke neglizhuar thirrjet e ndërkombëtare, Kosova, sipas njohësve të proceseve politike dhe integruese, po ia mbyll vetes dyert e Bashkimit Evropian dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, shkruan Zëri.
Me këtë mbyllje në politikat e brendshme dhe pa administratë funksionale që merret me politikat e jashtme, sipas tyre, Kosova nuk pritet as që ta zgjerojë fondin e shteteve të cilat e kanë njohur atë. E çka ata vlerësojnë si rrezikun më të madh që mund ta prodhojë situata e krijuar është imazhi të cilën Kosova vetëm e dëmton në sytë e instancave relevante ndërkombëtare./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...