Google ADS

Politika do t’i mbajë në mend këto 16 ndodhi të 2019’tës

09:18 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Viti që po lëmë pas është karakterizuar më shumë me dështime sesa arritje.

Shteti i Kosovës megjithëse ka festuar 11-vjetorin e pavarësisë, ende mbetet shumë punë për t’u bërë, shkruan portali arbresh.info.

1 – Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) që kishte nisur nga viti 2010, nuk arriti të përfundoj as në këtë vit.

2 – Beteja e Kosovës për tu anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ishte po ashtu dështim tjetër i vitit që po e lëmë pas. Shteti ynë, në këtë vit nuk ka aplikuar fare për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

3- Gjatë vitit 2019 propaganda e ashpër e Serbisë ndikoi në shumë vende që pothuajse ishin dakorduar në plotëni për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

4- Rrugëtimi I Kosovës drejt liberalizimit të vizave, nuk përfundoi as këtë vit. Përkundër faktit se politikanët, e veçanërisht kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj vazhdimisht dha data të reja për një gjë të tillë, kosovarët ende vazhdojnë të jenë populli i vetëm i izoluar në Ballkan dhe Evropë.

5- Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, nuk u arrit as në këtë vit. Taksa prej 100% për produktet serbe  pezulloi negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

6- Ndonëse Kosova gjatë këtij viti nuk është përballur me ndonjë fatkeqësi natyre, fondi buxhetor prej 4.8 milionë eurove i ndarë për këtë qëllim, kishte filluar të shpenzohet në tre mujorin e parë të vitit për qëllime që nuk kanë të bëjnë aspak me atë për çka ishte i destinuar ky fond buxhetor.

7- Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani, gjatë tërë vitit, ishin zona ku u provokuan kriza, ndërsa komunat u shfrytëzuan vazhdimisht për t’i qëruar hesapet politike kryesisht në mes të Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit.

8- Viti 2019, njëkohësisht do të përkujtohet me skandalin e Ministrit të Drejtësisë në detyrë Abelard Tahiri, i cili kishte nisur procesin e emërimit të noterëve të rinj, noterë këta të cilët kishin lidhje të ngushta familjare me anëtaret e Partisë Demokratike të Kosovës. Përveç shoqërisë civile, Ministria e Drejtësisë për këtë proces  kishte marrë edhe një reagim të përbashkët të Unionit Ndërkombëtar të Noterëve dhe të Odës Federale Gjermane të Noterisë në muajin Tetor të këtij viti.

  1. Viti 2019, u bë vit historik për Kosovën pasi që Bordi i Telekomit të Kosovës, me 30 korrik kishte ndërprerë kontratën 10 vjeçare me kompaninë Z-Mobile. Kontratë kjo e cila, institucionin më fitim prurës në vend e kishte futur në krizë financiare duke i shkaktuar humbje prej 104 milionë eurove.

10- Në vitin 2019 nuk munguan as emërimet e partiakëve si ambasadorë të Kosovës jashtë vendit. Avni Arifi nga AAK, fillimisht ishte  këshilltari i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, u emërua ambasador i  Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara. Pasi ushtroi të njejtën pozitë, ambasador u emërua Arbër Vllahiu nga AAK.  Po ashtu, edhe ish deputeti i PDK-së, Nait Hasani, u emërua ambasador i Kosovës në Shqipëri, që filloi punën me 21 tetor.

  1. Ekipi Negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë ishte shpallur jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ky delegacion, kishte shpenzuar nga buxheti i Kosovës 300 mijë euro.
  2. – Viti 2019, kaloi në histori edhe me dorëheqjen e kryeministrit aktualisht në detyrë Ramush Haradinaj. Lajmin për dorëheqje e kishte bërë të ditur vet Haradinaj në një konferencë për medie pas një mbledhjeje të qeverisë me 19 qershor, duke u arsyetuar me ftesën e Gjykatës Speciale, në cilësinë e të dyshuarit, për krime lufte.
  3. Viti 2019 do të mbahet në mend edhe me dështimin e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën me 6 tetor. Si rezultat PDK-ja, e cila që prej vitit 2008 kishte festuar pas çdo zgjedhjeje, në mbrëmjen e 6 tetorit doli partia e tretë.
  4. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, me 15 dhjetor dha dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj. E gjithë kjo erdhi pasi që kjo parti në koalicion me AAK-në, doli e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit. Ndërkaq, kryetar i ri i i Partisë Socialdemokrate (PSD) u zgjodh Dardan Molliqaj duke marrë kështu 83 përqind të votave brenda partisë.
  5. Viti 2019, ishte vit që Kosova dështoi në testin PISA për herë të dytë. Ajo radhitej në vendin e 76 nga gjithsej 78 vendet pjesëmarrëse.
  6. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës , me 12 dhjetor vendosi që të pezullojë zbatimin e Ligjit për pagat në sektorin publik deri në mars të vitit të ardhshëm. A.Begolli/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme