Portali i njohur Politico.eu, me një shkrim të gjatë ka treguar ndikimin dhe mënyrën se si shteti i Kinës, tenton ta rris ndikimin në Evropë, e që sipas tyre për t’i realizuar këto synime ata shfrytëzojnë edhe vendet mike në këtë zonë.
Njëra nga vendet me të cilat Kina ka raporte më të mira në Ballkan e përgjethsisht në Evropë, theksohet se është Serbia.
Shteti i Kinës paraqitet si aleat i Serbisë edhe për çështjen e Kosovës, ku theksohet ndihma që i është bërë shteti serb gjatë viteve 1998-1999 në luftën e fundit, e deri te mos-njohja e Kosovës si shtet.
“Pekini është një nga vendet e pakta që e ka mbështetur qëndrimin e Serbisë mbi Kosovën, duke refuzuar ta njohin si shtet. Kina gjithashtu qëndroi afër Beogradit gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s. Ambasada kineze u godit gjatë këtyre bombardimeve në një incident që Uashingtoni thoshte se ishte aksident, por që serbët dhe kinezët pretendojnë se ishte i qëllimshëm”, bëhet e ditur në shkrimin e Politicos.
Madje, në tekst pretendohet se Kina investon shuma të majme parash në Beograd, në mënyrë që ta rris ndikimin në Evropë.
“Me një popullsi prej më pak se 7 milionë banorë, Serbia një nga vendet më të varfra në Evropë, është një partner i ngushtë i Kinës që synon të ketë rol të madh në kontinentin e vjetër. Lidhjet e vjetra mes dy vendeve, kanë ndihmuar Beogradin që të bëhet një qendër evropiane e Pekinit”, thuhet në artikull.
Kina ka huazuar në vitet e fundit një shumë prej 170 milionë euro për një urë në Beograd, dhe për ndërtimin e një termocentrali mbi 700 milionë euro. Kurse një kompani kineze ka blerë gjithashtu fabrikën e vetme të çelikut në shtetin e Serbisë.
Madje sipas artikullit, Pekini po përkrah ndërtimin e një hekurudhe e cila lidh Beogradin me Budapestin, e cila pritet të ketë vlerë deri në 3 miliardë euro.
Gjatë muajit maj, Aleksandar Vuçiq kishte vizituar Pekinin ku ishte takuar me kryeministrin kinez i cili kishte shprehur angazhimin, që raportet ndërmjet dy vendeve të thellohen.
“Në qoftë se qëllimi përfundimtar i Kinës është që të ketë hapsirë në Evropë, atëherë investimi në vendet e Ballkanit është një hap i rëndësishëm për këtë. Kjo është arsyeja që Kina ka ngritur një fond investimi prej 10 miliardë euro në muajin nëntor të vitit të kaluar, që të ndihmojë projektet në vendet që shtrihen nga Baltiku deri në Ballkan. Serbia e cila shtrihet në qendër të rajonit, është pika kyçe e planit të Kinës që ta rris ndikimin”, shkruhet në artikullin e gjatë të Politico.eu
Për shumë zyrtarë BE-ja duhet të jetë më e vëmendshme për aktivitetet e Pekinit në rajon. Disa diplomatë gjermanë paralajmërojnë se Kina dhe Rusia, shumë shpejt do të jenë kërcënim për stabilitetin në Ballkan.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...