Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime rreth një rasti ku dyshohet se një polici i ka shkrepur arma aksidentalisht në Mitrovicën e Jugut.
Nga ky rast s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Rasti është konfirmuar për Arbresh.info nga zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka.
“IPK është e njoftuar nga Policia për një rast shkrepje aksidentale te armës që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivative në afërsi të Mitrovicës së Jugut përderisa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale”, tha ai.
Beka theksoi se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin kompetent kurse veprimet tjera do të ndërmirren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor./Arbresh.info/
Haradinaj në Klinë: Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pensi...
Akil Gjakova kualifikohet në finale dhe siguron një medalje
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad
Vdes epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës, Prof. Dr. Isuf ...
Gjenden 41 trupa pas aksidentit ajror në Uashington
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 ko...