457 kadetë të rinj policorë pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, prej tyre 354 meshkuj dhe 103 femra, të cilët i përkasin etnive të ndryshme: shqiptar, serb, boshnjak, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, me rastin e përfundimit me sukses të procedurave testuese për kandidatët që i janë nënshtruar procesit të rekrutimit në konkursin e fundit për zyrtar policor, me datë 17 dhe 18 janar 2024 në katër grupe të ndara ka organizuar nënshkrimin e kontratave për lidhje të marrëdhënies së punës me Policinë e Kosovës për pozitën kadet policor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me këtë rast pritet që Policisë së Kosovës t’i bashkëngjitet gjenerata më e re (gjenerata e 59-të) e kadetëve policor në përbërje prej 457 kadetë policorë, prej tyre 354 meshkuj dhe 103 femra, të cilët i përkasin etnive të ndryshme: shqiptar, serb, boshnjak, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër