Të premten në Prishtinë, 448 policë të rinj diplomuan në ceremoninë që u mbajt në sallën “1 Tetori”, e cila shënoi përfundimin e programit për gjeneratën e 60-të të Policisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje, kryeministri Albin Kurti theksoi se forca e re e policisë po e forcon dhe e zgjeron radhën e saj, duke mbajtur standardet më të larta për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit.
Kurti nënvizoi gjithashtu se ky vit shënon 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, e cila po promovon vlerat më të mira të shoqërisë.
Ai theksoi se përkushtimi dhe shërbimi me ndershmëri duhet të jenë karakteristika të rëndësishme gjatë ushtrimit të këtij profesioni.
Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i lumtur dhe krenar me arritjet e kadetëve policorë, që nga sot do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Sveçla ka rikonfimuar se mbështetja e tij si Ministër i Punëve të Brendshme, për Policinë e Kosovës është dhe do të mbetët e pa rezervë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Kurti: Vlerë e shtuar dhe garancë për qytetarët
Vogëlushja shpërthen në lot nga gëzimi i diplomimit të vëllait: Ka dhënë shumë për me arritë këtu
Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Hoxha: Së bashku do e kapërcejmë çdo pengesë
Vogëlushja shpërthen në lot nga gëzimi i diplomimit të vëllait: Ka dhënë shumë për me arritë këtu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...