Policia gjermane dhe ajo malazeze e kanë falënderuar për bashkëpunim profesional Policinë e Kosovës.
Kjo për shkak të gjetjes dhe konfiskimit të një veture “Bmw 320” rreth 65 mijë euro e cila ishte vjedhur në Berlin.
Vetura ishte gjetur në Mitrovicën e veriut më 5 qershor.
Operacioni ishte zhvilluar nga Drejtorina për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).
Po ashtu më 24 maj ishte arrestuar edhe J.S, që ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi.
Ai dyshohet se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i një organizate kriminale.
“Në emër të policisë kriminale malazeze shprehim mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë rast si dhe në të gjitha rastet e mëhershme të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?