Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca tek aksidenti i shtatë veturave

19:32 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejt janë në vendin e ngjarjes, konkretisht në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi shtatë vetura janë përfshirë në një aksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, bënë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“Më 24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarre-fikseve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin”, deklaroi Krasniqi.

Ai thotë se rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme