Policia e Kosovës po vazhdon me realizimin e projektit “Sot unë polic i Kosovës”, në shënim të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.
Përmes një njoftimi policia bën të ditur se ky aktivitetit i përbashkët, ishte mundësi për fëmijët që të njihen nga afër me detyrat e përgjegjësitë të policit, shkruan Arbresh.info
Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka realizuar dhe po realizon aktivitete me qasje në komunitet që kanë për qellim edukimin dhe ndërgjegjësimin në interes të sigurisë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në shënim të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, po vazhdon se realizuari projektin “Sot unë polic i Kosovës” projekt ky që po mbështet edhe nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi, ku po zhvillohen aktivitete të përbashkëta me fëmijë të uiniformuar.
Ky aktivitetit i përbashkët, ishte mundësi për fëmijët që të njihen nga afër me detyrat e përgjegjësitë të policit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë publike dhe sigurinë në trafik, si te fëmijët ashtu edhe te komuniteti.
Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka realizuar dhe po realizon aktivitete me qasje në komunitet që kanë për qellim edukimin dhe ndërgjegjësimin në interes të sigurisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...