Të gjitha stacionet policore të Rajonit të Prishtinës, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, gjatë vitit 2024 kanë realizuar takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe ligjërata për nxënësit nëpër shkolla, rreth delikuencës së të miturve, dhunës në familje, pasojat e përdorimit të narkotikëve, bullizmit dhe masave parandaluese, ngacmimeve seksuale etj.
sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se gjatë 11 muajve të këtij viti, nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, janë vizituar shkolla ku janë mbajtur 460 ligjërata në të cilat kanë marrë pjesë mbi 27000 nxënës.
“Takimet me Drejtorët e shkollave, këshille të prindërve dhe ligjëratat me nxënës, janë pjese e projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për afrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...