Google ADS

Policia: Zgjedhjet po zhvillohen të qeta

13:57 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se procesi zgjedhor në aspektin e sigurisë, është duke kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë se policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar sipas planit operativ.

“Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar sipas planit operacional më qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, që t’u ofrohet siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës që në mënyrë të qetë dhe sigurt të ushtrojnë të drejtën e votës së lirë”, thotë Kelani për REL.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme