Policia e Kosovës, në rajonin e Ferizajt ka marr një plan operativ për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor, duke siguruar mbarëvajtjen e mësimit nëpër shkolla.
Në një njoftim që ka dërguar për media Policia thekson se shumë fëmijë kanë filluar për herë të parë shkollën dhe si rezultat i kësaj ata ballafaqohen me rrezikun në komunikacion rrugor.
Policia thotë në njoftim se do të veprojë në afërsi të shkollave dhe pranë rrugëve të frekuentuara duke pasur zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fillimi i vitit të ri shkollor paraqet sfidë dhe detyrë për Policinë e Kosovës nga pikëpamja e sigurisë të ambientit dhe objekteve shkollore, sidomos kur mirret parasysh se për çdo vit kemi fëmijë të cilët për herë të parë ballafaqohen me ambientin shkollor e veçanërisht ballafaqimi me rrezikun në komunikacionin rrugor. Lidhur me këtë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka filluar së zbatuari Planin Operativ, “Shtatori i sigurt”, që nënkupton marrjen e masave preventive për një siguri maksimale të fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre për në shkollë dhe anasjelltas.
Në një situatë të tillë, Policia e Kosovës, do të dal me plane konkrete, siç janë: patrullimet në afërsi të shkollave, intensifikimi i vizitave në objektet edukativo arsimore, kontaktet e rregullta me personelin menaxhues të drejtorive përkatëse komunale, si dhe organizimi i ligjeratave me nxënës të shkollave të të gjitha niveleve për temat nga aspekti i sigurisë dhe dukurive negative që dëmtojnë shëndetin, ligjerata për komunikacionin rrugor, për krimin e urrejtjes etj.
Gjatë zabtimit të këtij Plani Operativ, policia do të veprojë aty ku shkollat janë pranë rrugëve më te frekuentuara, ku levizja e nxënësve eshte më e madhe dhe do të ndermarrin masa ligjore në bazë të konceptit zero – tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë kundërvajtësve të tjerë që nuk i rrespektojne shenjat dhe rregullat e Komunikacionit Rrugor.
DRP në Ferizaj, do të rris numrin e patrullave, sidomos në rrugët më të frekuentuara në afërsi dhe rreth shkollave si dhe në vend kalimet përgjat rrugëve, ndërsa do të ketë prezence të shtuar të policëve të sektorit në afërsi dhe në objektet shkollore.
Në fazën e dytë të zbatimit të Planit Operativ, “Shtatori i sigurt”, policia në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, me nxënësit e përzgjedhur do të rregullojnë komunikacionin rrugor në të gjitha qytetet e rajonit të Ferizajt.
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...