Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon identifikimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor ‘drejtimi i mjetit nën ndikim të alkoolit’.
Sipas tyre është duke vazhduar me aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, si dhe uljen e aksidenteve të trafikut.
Policia njofton se njësitë policore, përveç pikave të rregullta të kontrollit të automjeteve, dhe patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar edhe në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Sipas policisë vetëm në muajin e kaluar janë shqiptuar rreth 200 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve nën ndikim të alkoolit, gjoba si dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit.
“Vetëm gjatë muajit mars nga njësitë policore, janë shqiptuar gjithsej 182 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve nën ndikim të alkoolit, të cilëve përveç gjobës në të holla, iu është shqiptuar masa mbrojtëse ‘ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik’ , si dhe u janë shqiptuar pikë negative dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut, do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore të cilat do të shërbejnë si masa parandaluese ./arbresh.info
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës