Google ADS

Policia vazhdon mbikëqyrjen e respektimit të masave anti-Covid

23:12 | 24 Maj 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka vazhduar mbikëqyrjen e inspektimit të masave anti-Covid nga bizneset dhe qytetarët edhe gjatë mbrëmjes të së hënës në tërë Kosovën.

Në një postim të PK-së thuhet se ata mbeten të përkushtuar në implementimet e masave dhe ruajtjen e shëndetit publik.

“Policia e Kosovës edhe sot, përveç punës aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale ne vend dhe angazhimeve edhe në rrafshin e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të zbatimit të ligjit, edhe tani në këto orë të vona mbetet e përkushtuar në implementimin e planit anti-Covid, për parandalimin e përhapjes së virusit dhe kujdesin ndaj shëndetit publik”, thuhet në postimin e policisë në rrjetin social në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme