Google ADS

​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

21:56 | 5 Korrik 2022
E.H

Policia Ushtarake e FSK-së po trajnohet së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake”, ka shkruar Mehaj.

Sipas ministrit, ky trajnim mundësoi thellimin e bashkëpunimit për të ardhmen.

“Përpos avancimit të shkathtësive , ky trajnim mundësoi edhe shkëmbimin e përvojave si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta”, ka thënë në fund ministri Mehaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme