Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona mbrëmë në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, tek të cilët gjatë kontrollit ka gjetur disa substanca narkotike të llojit heroinë.
Sipas policisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, derisa rasti po hetohet nga njësiti anti-drogfë.
“Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve Rajonale dhe njësitet tjera Mbështetëse, gjatë zbatimit të një plani veprues operativë në rrugën “Avdullah Tahiri” këtu në Gjilan kanë ndaluar vetura Golf 5 me targa 04 ku gjatë kontrollit tek njëri nga dy personat që ishin në veturë ne xhepin e vogël te pantallonave ju është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e dyshuar të jetë Kokainë”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit të detajuar te veturës nen ulësen e vozitësit është gjetur edhe një qese tjetër e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë po ashtu Kokainë. Të dyshuarit janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe janë sjellë ne Stacion Policor në Gjilan.
“Substanca është konfiskuar , është bërë matja me peshore zyrtare dhe ka peshuar 2, 7 dy pikë shtatë gram Kokainë .Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është lëshuar urdhër mbi ndalimin e të dyshuarve që të dy shqiptar shtetas të Kosovës për 48 orë . Rasti Po hetohet nga policia e Kosovës njësitet anti drogë”, përfundon njoftimi.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...