Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në informacionet nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata.
Policia bën të ditur se në orët e pasdites në pikë kalimin kufitar në Merdar në dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë, shkruan Arbresh.info.
“Në orët e pasdites në pikë kalimin kufitar në Merdar në Hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në Dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë.”, njofton policia.
Me anë të një komunikate për media, policia ka inkurajuar që të shfytëzohen edhe pikat e tjera kufitare.
“Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të iu shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...