Policia tregon të rejat e fundit rreth rastit ‘Ivanoviq’

11:43 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Hetimet po vazhdojnë… për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Hetimet për vrasjen e liderit të partisë serbe Iniciativa Qytetare, Oliver Ivanoviq kanë hyrë në javën e parë, por pa asnjë rezultat konkret, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës së bashku me prokurorinë, janë duke u marr intensivisht me zbulimin e rrethanave që lanë të vdekur Ivanoviqin para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, raporton lajmi.net.

Deri tani, policia beri të ditur se ka grumbulluar të gjitha materialet dhe faktet tjera që të vije në përfundim për të zbardhur vrasjen në fjalë.

Lajmi.net ka kontaktuar zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hotin, i cili ka thënë se hetimet po vazhdojnë, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Po vazhdojnë hetimet me ritëm të njëjtë, gjitha këto veprime po bëhen nën autorizimin e prokurorit dhe deri në këtë fazë nuk kemi diçka përveç asaj që kemi dhënë deri tani. Gjitha veprimet e tjera po vazhdojnë me dinamizmin e njëjtë të punës nga grupi punues mirëpo, jo diçka që jemi të autorizuar dhe të lejuar të japim për publikun”, ka thënë Hoti.

Hoti i quajti dezinformata të gjitha lajmet që po plasohen në media rreth të dyshuarve dhe “shpiket” tjera rreth vrasjes së Ivanoviqit.

“Jo nuk ka të dyshuar, ka vetëm dezinformata të panumërta, të pakuptimta edhe fatkeqësisht nuk ekziston ligji që do i kishte ndjekur penalisht”, u shpreh ai.

Kujtojmë, se tashmë policia ka bërë të ditur se posedon prova dhe xhirimet e kamerave të sigurisë nga zona ku është vrarë Ivanoviqi dhe por edhe të zonës ku ka kaluar vetura e cila është gjetur e djegur në një rrugë jo larg vendit që u vra Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës së 16 janarit me gjatë plumba në pjesë e sipërme të trupit. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme