Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin “Brezovica”, ku u arrestuan tetë zyrtarë.
Ata dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Brezovicë (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Njësitë policore me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse pronë e tetë (8) të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë