Policia tregon pse u arrestuan Dardan Molliqaj dhe të tjerët

18:26 | 16 Qershor 2022
L G

Policia e Kosovës sot ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe dy anëtarët e tjerë, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni.

Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij ishte një urdhërarrest nga gjykata, ndërsa Krasniqi e Hyseni u prangosën si pasojë e pengimit të arrestimit të kryetarit të tyre.

Lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve të PSD-së, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media.

Në komunikatë thuhet se të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim. Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 16 qershor 2022

Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë,
sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin
D.M, i cili ishte në kërkim.

Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë
penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u
pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit.

Të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore,
përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me
organet e drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme