Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Bashkësisë Islame të Kosovës, për faljen e namazit Xhumasë në vendin e vjetër të xhamisë së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.
Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ka treguar për Insajderin arsyen përse është refuzuar kërkesa e BIK-ut.
“Ka qenë një kërkesë që i është drejtuar Policisë së Kosovës, por që është refuzuar për çështje të sigurisë. Aty nuk ka pas xhami, por bëhet fjalë te ura e Ibrit nga pjesa veriore por që për shkaqe të sigurisë nuk janë përmbushë ende rrethanat që në ambient të hapur të kemi mas të njerëzve të ekspozuar nga rreziku, prandaj edhe është refuzuar kërkesë”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar se BIK kishte bërë të enjten kërkesën për faljen e namazit të Xhumasë, por që policia mëngjesin e së premtes ia ka refuzuar kërkesën, e pavarësisht kësaj shumë besimtar të komunitetit mysliman kishin shkuar tek ky lokacion për ta kryer ritin fetar.
“Bashkësia Islame e ka pranuar refuzimin e Policisë së Kosovës dhe nuk ka pas telashe. Kërkesa ka qenë më herët, dje ka qenë kërkesa dhe sot ju ka ardhur refuzimi, paradite sot iu është dhënë përgjigja”.
“Kanë ardhur njerëz të rëndomtë sepse kanë menduar që do të mbahet kjo ceremoni por janë kthyer, por ata besoj që nuk kanë pasur informacione se është refuzuar kërkesa por që janë kthyer prapa me mirëkuptim”, ka thënë Hoti.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...