Policia tregon për veprimet që do t’i ndërmarrë ndaj anëtarit të Nismës i cili e kërcënoi Kurtin me vrasje

23:42 | 28 Dhjetor 2019
A. B.

Edhe nga Policia e Kosovës është deklaruar për veprimet që do të ndërmarrin për deklaratat skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani se është duke u merr me rastin e anëtarit të NISMA-s, Haxhi Hotit.

Ai ka thënë se policia e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime konform autorizimeve ligjore.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore që ka. Të gjitha veprimet e mëtejm do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndryshe, zyrtari i Nismës, Haxhi Hoti e ka fshirë postimin e tij pas bujës së shkaktuar në opinion, nga ku ka kërkuar falje dhe se sipas tij gjithçka ka ndodhur për shkak të një  gabimi teknik. / arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme