Policia tregon detajet për vrasjen në Sharban të Prishtinës

18:59 | 26 Tetor 2017
M. A.

Konflikti i nisur për një mexhë të malit ka përfunduar me gjuajtje me armë ndërmjet familjarëve të afërt, në Sharban të Prishtinës. Ngjarja ka përfunduar me një të vdekur, dhe dy të tjerë të plagosur, gjendja e njërit prej të cilëve është e rëndë. Palët e përfshira janë banorë të lagjes së Vranjevcit.

60 vjeçari Shaip Rexhepi ka mbetur i vrarë, pranë shtëpisë së tij, në fshatin Sharban të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, sipas policisë.

Përveç Rexhepit, i plagosur ka mbetur edhe djali i vëllait të tij F.R. dhe një person tjetër X.R., po ashtu familjar i afërt.

Për vrasjen dhe plagosjen, Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë se ka identifikuar edhe personin e gjashtë që është në kërkim të tij.

“• Sh. R, rreth 60 vjeç, mashkull , shtetas Kosovar, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e plagosur : • F. R , 33 vjeç mashkull, shtetas Kosovar dhe • Xh. R, 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se ne këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si të dyshuar të mundshëm, i njëjti është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, ka njoftuar zyra rajonale për Prishtinë e PK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme