Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni aktual në Komunën e Zubin Potokut është i vendosur në një objekt privat, me qira dhe i cili nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit.
“Stacioni Policor në Zubin Potok është i vendosur në një objekt privat, me qira dhe i cili objekt nuk ka plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit. Kështu, Policia e Kosovës me kohë ka filluar procedurat për përmirësimin e infrastrukturës (ndërtimin e një objekti të ri) në Zubin Potok”, thuhet në komunikatën e policisë.
Lidhur me procedurat e ndërtimit të objektit të Stacionit Policor në Zubin Potok, që kanë filluar kohë më parë, janë ndjekur të gjithë hapat e duhur procedural e ligjor si:
“Vendimi përfundimtar i shpronësimit nr. 05/28 , datë 05.02.2018, – pronë shoqërore, “Lëshimi i kushteve ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizmit KK Zubin Potok dt. 03.12.2020, “Më 11.05.2022 – pranimi i njoftimit nga komuna Zubin Potok për plotësim të dokumentacionit për regjistrim të pronës në emër të Policisë së Kosovës, komfor vendimit të Qeverisë si dhe pëlqimi për qasje në rrugë, “Certifikata e pronësisë P- 72908055-01305-0”, “Pas bartjes së pronës në emër të PK-së, është lëshuar edhe Vendimi për qasje në rrugë dt. 19.08.2022 nr. 112/2022”, thuhet në njoftim.
Me datë 23.10.023 PK-ja është pajisur me Leje ndërtimore, për ndërtimin e objektit sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar me datë 10.12.2021 mes PK-së dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil për projektin.
Ndërkohë policia e i ka siguruar të gjithë qytetarët se t’i shërbejnë tërë komunitetit pa dallime ky Stacioni Policor.
“Stacioni Policor dhe zyrtarët policorë që do të punojnë aty (Zubin Potok), do t’i shërbejnë tërë komunitetit që jeton në atë zonë dhe nuk ka të bëjë me qëllime tjera siç spekulohet nga individ apo subjekte politike serbe”./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri