Google ADS

Policia: Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, prenë disa pisha ilegalisht në qendër të qytetit të Gjakovës

15:32 | 18 Mars 2024
L G

Tre persona janë arrestuar për prerjen ilegale të disa pishave në qendër të qytetit të Gjakovës.

Policia Rajonale e Gjakovës për Arbresh.info bënë të ditur se të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Me datën 17.03.2024 është inicuar rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” pasi në rrugën “UÇK” në Gjakovë ishin prerë disa bimë drurore (pisha). Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit,  tre persona janë dërguar në mbajtje.

Rasti sipas policisë, është duke u hetuar.

Ndërkohë, edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë për Arbresh.info ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas prokurorisë, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Ju njoftojmë se është inicuar rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe janë ndaluar tre persona për 48 orë. Sipas udhëzimeve të Prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, bënë të ditur prokuroria.

Ndryshe, në një video të publikuar në rrjete sociale shihen disa persona duke prerë një lisë, dhe duke e bartura atë me traktor.

Një qytetar në Gjakovë gjatë ditës së djeshme lis të gjatë në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Lidhur me këtë rast ka reaguar sot Komuna e Gjakovës. Në reagimin e komunës thuhet se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.

“Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm. Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste”, thuhet në reagimin e Komunës./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Arrestohen tre persona për prerjen ilegale të lisit në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Gjakovë

Të ngjashme