Google ADS

Policia thyen sërish rekordin e vetë, shqiptoi vetëm dje 1743 tiketa trafiku

12:51 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës po tregohet çdo ditë e më e ashpër sa i përket thyerjes së rregullave të komunikacionit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia ka shqiptuar 1743 tiketa trafiku në tërë territorin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë një ditë më parë Policia kishte shqiptuar mbi 1500 tiketa.

Sipas raportit të Policisë për ditën e djeshme, në tërë Kosovën kanë ndodhur 80 aksidente trafiku prej të cilave 54 pa të lënduar dhe 26 më të lënduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme