Pas deklarimeve dhe publikimeve të disa informacioneve të fundit nëpër disa portale dhe mediume të caktuara lidhur me gjoja një “fluks apo eksod të ri të kosovarëve” Policia e Kosovës përmes një komunikate për media njofton opinionin e gjerë dhe mediat se kanë bërë një verifikim të këtij rasti dhe kanë konstatuar e nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve të Kosovës.
“Menjëherë janë ndërmarr veprime për verifikim të këtyre informacioneve dhe bazuar në punë operative të zyrtarëve policor dhe në bashkëpunim me ministrinë e transportit dhe infrastrukturës, si dhe autoritetet tjera është konstatuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve tanë dhe se nuk ka vend për shqetësime të tilla”, thuhet në një njoftim të Policisë.
Gjithashtu, ata kanë theksuar se nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë shtet i BE -se, se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto shtete.
“Gjatë sezonit sezonit verorë vendin tonë e kanë vizituar shumë bashkatdhetarë tanë, prandaj një numer i madh i tyre kanë perfunduar pushimet dhe festat dhe si zakonisht kthehen nëpër vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Autoritetet tona kanë njoftuar rregullisht permes mediave për qarkullimin dhe fluksin nëpër pikat e kontrollit kufitar si në hyrje dhe dalje të Republikës së Kosovës dhe masat e ndermarra për lehtësim në qarkullim, prandaj raportimet për ikje masive apo eksod të qytetarëve në mënyra tjera janë të pavërteta”, thuhet më tej në këtë komunikatë.
Më tej, Policia e Kosovës thonë se ata mbesin të përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë, menaxhimin dhe kontrollin kufitar bazuar në ligjin për menaxhim të kufirit dhe apelon tek mediat që kerkesat per informacione t’i adresojnë tek autoritetet kompetente në mënyrë që t’u shmangen publikimit të dezinformatave apo informacioneve jo të skata.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...