Të mërkurën Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë) si dhe në disa vendbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.
Drejtoritë Rajonale të Policisë kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë në këtë organizatë, njofton policia.
Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është iniciuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës”.
“Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë”, shkruan në komunikatë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...