Google ADS

Policia thërret konferencë pas aksionit në Ferizaj, ka të arrestuar

08:45 | 19 Nëntor 2021
S D

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në një konferencë.

Kjo për te treguar detaje rreth një aksioni që kanë realizuar.

“Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve ka realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.” thuhej në njoftimin e policisë.

Tutje bëhej e ditur se konferenca do të mbahet sot në objektin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, me fillim nga ora 10:00, Kati I-rë në sallën e takimeve ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme