Qeveria e Kosovës i ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tha se nëse nuk është bërë ndonjë ndryshim nga propozimi paraprak, nuk janë të kënaqur.
“Nëse nuk ka bërë ndryshime nga propozimi paraprak në vendimin që e ka marr definitivisht nuk janë të kënaqur pjesëtarët e Policisë, jo vetëm ne Sindikata por asnjë nuk është i kënaqur m këtë nivel të rrezikshmërisë që e ka propzu Qeveria”, tha Zeqiri gjatë një prononcimi për Arbresh.info
I pyetur se a do të ketë prapë protesta, ai tha se për momentin nuk ka një përgjigje.
“Nuk e di për këtë dje është zhvilluar një takim, për momentin skam përgjigje”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti foli për takimin e djeshëm me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese.
Kurti tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e punës për Policinë e Kosovës.
“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës. Si përfundim shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e nëntorit kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga ajo do të ndahet në formë retroaktive”, u shpreh Kurti
Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.
Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.
Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës