Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka sqaruar raportin e Auditorit i cili kishte raportuar për disa shkelje, e që më pas u publikuan te lajmi.net me titull “Policia lë në garazh 160 vetura për riparim, bleu të reja rreth 2 milion euro”.
Policia ka bërë të ditur se që nga viti 2015 ata nuk kanë pasur kontratë për pjesë rezetrvë për automjete që sipas tyre ka ndodhur për shkak të pamundësisë së përfundimit me sukses të procedurave të prokurimit..
“Herën e parë kompania fituese pa arsye është tërhequr nga tenderi në fazën e nënshkrimit të kontratës duke aluduar në pamundësinë e furnizimit me pjesë origjinale siç është kërkuar në dosje të tenderit, përkundër faktit se gjatë gjithë procedurës ka deklaruar se do t’i sjelle. Herën e dytë në fazën përfundimtare të vlerësimit kompania fituese është tërhequr nga tenderi duke refuzuar të japë llojin e pjesëve ekuivalente që ka ofertuar për furnizim. Në këto raste Policia e Kosovës sipas procedurave ligjore ka iniciuar procedurat për konfiskim të sigurimit të tenderit. Lidhja e Kontratës për pjesë rezervë për automjete është arritur të realizohet këtë vit”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Lexo sqarimin e plotë:
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot me (23.06.2017) në portalin “lajmi net”, e që mban titullin “Policia lë në garazh 160 vetura për riparim, bleu të reja rreth 2 milion euro””, reagon ndaj këtij shkrimi i cili i referohet raportit të zyrës kombëtare të auditimit.
Duke falënderuar Auditorin e Përgjithshëm për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të auditimit, që ndërlidhet me shkrimin në fjalë, jemi të obliguar të japim disa sqarime të cilat iu janë dhënë me kohë edhe zyrtarëve të auditimit, e të cilat siç shihet nuk janë marrë për bazë në raportin e publikuar. Për të realizuar me sukses objektivat Kushtetuese dhe ligjore, si çdo polici tjetër në botë edhe Policia e Kosovës ka nevojë të pajiset me pajisje nga më të ndryshmet dhe komplekse të fushës së sigurisë.
Ndër më të rëndësishmet dhe primare konsiderohen edhe automjetet policore të cilat sigurojnë një mobilitet për të kryer detyrat dhe përgjegjësit policore duke qenë çdo herë pranë qytetarëve me qëllim të ofrimit të sigurisë. Sipas rregullave në realizimin e projekteve edhe PKja varet nga shumë akter institucional publik dhe privat, shpesh kjo varësi na sjell në situata kur jemi të hendikepuar të veprojmë kurse në anën tjetër kërcënimet e sigurisë nacionale na sfidojnë. Policia e Kosovës në shfrytëzimin e buxhetit që i ndahet është shumë transparente dhe kujdeset që të respektohet legjislacioni në përpikëri.
Policia e Kosovës siç dihet shfrytëzon automjetet pa ndërprerë 24/7 në realizimin e detyrave policore. Shumica dërmuese e automjeteve që i ka në posedim janë të vjetra dhe si rezultat i punës së pandërprerë janë të amortizuara dhe kanë numër të madh të kilometrave të kaluara. Në anën tjetër që nga viti 2009 për shkak të procedurave të komplikuara të Prokurimit dhe mungesave buxhetore Policia e Kosovës nuk ka pasur mundësi të blejë automjete të reja. Agjencia Qendrore e Prokurimit ka realizuar procedurat e prokurimit për blerjen e automjeteve patrulluese për PKnë, dhe në vitin 2015 është lidhë kontrata për blerje. Deri më tani sipas planifikimeve të rregullta buxhetore Policia e Kosovës me këtë kontratë ka blerë 166 automjete të reja. Vjetërsia e automjeteve ekzistuese dhe amortizimi i tyre si rezultat i punës se pandërprerë ka sjellë një situatë që automjetet të kenë nevojë për riparime të shpeshta.
Që nga viti 2015 Policia e Kosovës nuk ka pasur kontratë për pjesë rezervë për automjete dhe kjo ka ndodhë për shkak të pamundësisë së përfundimit me sukses të procedurave të Prokurimit pa fajin e Policisë së Kosovës. Herën e parë kompania fituese pa arsye është tërhequr nga tenderi në fazën e nënshkrimit të kontratës duke aluduar në pamundësinë e furnizimit me pjesë origjinale siç është kërkuar në dosje të tenderit, përkundër faktit se gjatë gjithë procedurës ka deklaruar se do t’i sjelle. Herën e dytë në fazën përfundimtare të vlerësimit kompania fituese është tërhequr nga tenderi duke refuzuar të japë llojin e pjesëve ekuivalente që ka ofertuar për furnizim.
Në këto raste Policia e Kosovës sipas procedurave ligjore ka iniciuar procedurat për konfiskim të sigurimit të tenderit. Lidhja e Kontratës për pjesë rezervë për automjete është arritur të realizohet këtë vit. Menaxhmenti i PKsë është shumë i përkushtuar që të ketë kontroll, mbikëqyrje dhe riparime sa me efikase dhe sa më ekonomike, në mënyrë që automjetet të jenë operacionale në kohën sa më optimale. Mungesa e pjesëve e bënë të pamundur servisimin e automjeteve. Sa i përket konstatimit se Policia e Kosovës për 3 vite rresht nuk ka realizuar rekomandimet e auditorit një gjë e tillë mund të konstatohet se nuk qëndron. Kjo vërtetohet në statistikat e listuara në vet raportin e Auditorit ku thuhet se në Flotën e PKse janë 161 automjete në pritje për servisim, prej tyre 12 nga viti 2014, 30 nga viti 2015 dhe 119 gjatë vitit 2016
Duke pasur parasysh që në vitin 2014 kanë qenë 230 automjete në pritje kurse sipas kësaj statistike tani kanë mbetur vetëm 12 si dhe duke pasur parasysh se në vitin 2015 kanë qenë rreth 130 automjete në pritje kurse tani janë vetëm 30, tregon se Flota Operative e Policisë se Kosovës, edhe në mungesë të pjesëve, duke bërë riparime dhe modifikime të pjesëve të vjetra vazhdimisht e ka zvogëluar numrin e automjeteve në pritje. Tani pas lidhjes së kontratës për furnizim me pjesë rezervë numri i automjeteve në pritje për riparim shënon rënie ç’do ditë.
Duke pasur parasysh se PKja është organizatë e madhe policore me numri të madh të automjeteve, të cilat qarkullojnë pa ndërprerë 24/7, është normale të ketë prishje dhe nevojë për servisim apo riparim të automjeteve dhe njëkohësisht është e pamundur të parashihen dhe dihen saktë prishjet e mundshme të tyre. Për të tejkaluar të gjitha këto probleme procedurale dhe teknike, vlerësohet se zgjidhja më e mirë e mundshme është furnizimi apo marrja e automjeteve përmes lizingut, procedurë kjo për të cilën PKja ka filluar të shqyrtojë mundësinë e realizimit të saj.
Ritheksojmë se menaxhmenti i PKsë është i përkushtuar që me nikoqirllëkun më të madh të ruajë çdo cent, çdo pajisje dhe çdo mjet, i cili shfrytëzohet nga PKja në interes të sigurisë së qytetarëve të vendit.
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga