Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KTV-në se të dy janë arrestuar pasi nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë në gjykatë. Ndërsa në njoftimin e VV-së, kjo lëvizje ka thënë se policia ia arrestoi të dy aktivistët sepse po xhironin brenda seancës gjyqësore ndaj aktivistëve të lëvizjes të dyshuar për sulmin në Kuvend.
“Policia ka kërkuar që t’i identifikojë, por ata nuk kanë dhënë asnjë dokument dhe janë shoqëruar në polici për mospërfillje të urdhrave të personit zyrtar. Gjithashtu, nuk janë sjellë mirë edhe në polici”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...