Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me shkrimin me titull “Adrianit Ibrahimi në konflikt interesi: Shfrytëzon pozitën e shefit të kabinetit të ministrit Bejtush Gashi, ndikon në gradimin kapiten të babait” të publikuar në Arbresh.info. Policia në reagim askund nuk e ka mohuar se gradimi i Luan Ibrahimit, që është babai i Adrianit Ibrahimit i cili mban pozitën e shefit të kabinetit të ministrit Bejtush Gashi, të jetë graduar përmes intervenimeve të djalit të tij. Arbresh.info ditët në vazhdim do të sjell edhe informata tjera shtesë rreth këtij procesi.
Ky është reagimi i Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës për hir të informimit të drejtë dhe transparencës së vazhdueshme që ka treguar me media dhe opinionin, pas publikimit të shkrimit në portalin arbresh.info me titull “Adrianit Ibrahimi në konflikt interesi: Shfrytëzon pozitën e shefit të kabinetit të ministrit Bejtush Gashi, ndikon në gradimin kapiten të babait” dëshirojmë t’ju informojmë dhe sqarojmë se:
Policia e Kosovës, si çdo organizatë tjetër policore moderne në botë për të realizuar me sukses objektivat kushtetuese dhe ligjore, ka nevojë për plotësim dhe avancim të vazhdueshëm të personelit policor në detyra dhe pozita të caktuara sipas strukturës organizative.
Avancimin, respektivisht gradimin e personelit Policia e Kosovës e organizon duke iu nënshtruar një procesi mjaft kredibil dhe transparent, të cilit proces i paraprin një vlerësim paraprak nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të PK-së për resurse shtesë apo personel të graduar, të cilët plotësojnë kërkesat që janë të specifikuara dhe të përcaktuara në UDHËZIMIN ADMINISTRATIV për “Procedurën e gradimit për zyrtarët policorë” në Policinë e Kosovës.
Prandaj, ju informojmë se procesi i gradimit në Policinë e Kosovës bazohet në udhëzime dhe procedura të parapara ku përcaktohen kritere të qarta dhe specifike për zyrtarët që hyjnë në proces, duke iu nënshtruar edhe vlerësimeve nga panele profesionale, vlerësimeve të performancës, këto procedura që pamundësojnë çfarëdo lloj ndikimi nga faktorët e jashtëm.
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...