Policia e Kosovës me njësitë e saj dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes planifikimeve të përbashkëta kanë realizuar kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar, prej datës 19.02.2019 deri më datën 01.03.2019.
Qëllimi i këtyre planifikimeve është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe kohore (pjesa e parë), janë shqiptuar 193 fletëparaqitje për kundërvajtje, prej tyre 39 fletëparaqitje janë ndaj autobusëve ndër-urban, kurse 154 fletëparaqitje janë ndaj taksive pa leje pune ose kundërvajtjeve të tyre për ndalim ose parkim të pa lejuar, po ashtu është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve në fuqi, si dhe në mbështetjen aktive të institucioneve tjera relevante, në funksion të krijimit të një sigurie të përgjithshme duke përfshirë edhe menaxhimin e transportit rrugor./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...