Google ADS

Policia shqipton mbi një mijë gjoba trafiku dhe heq 18 patentë shofer brenda një jave në Ferizaj

09:57 | 3 Prill 2023
E.H

Policia e Kosovës njofton se brenda një jave në Ferizaj ka shqiptuar 1529 gjoba si dhe ka hequr 18 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Siç thuhet në njoftim, janë raportuar 24 aksidente, prej tyre nëntë aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar ndërsa 15 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme