Google ADS

Policia shqipton mbi dy mijë e 200 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

09:03 | 28 Shkurt 2024
E.H

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shqiptuar 2 mijë e 273 tiketa trafiku brenda 24 orëve të fundit në vend.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej tyre 13 janë me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Tutje, në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se janë arrestuar 10 persona, 7 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme